Daçiç: Thaçi shpërfilli autoritetet serbe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nëse Hashim Thaçi vjen në Serbi si Ministër i Jashtëm i Kosovës ne shkelim politikën shtetërore ndaj vendit fqinj?. Deklarata është bërë nga numri një i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, në një intervistë për numrin e të dielës në gazetën ?Politika?. Daçiç komentoi dhe qëndrimin e tij në Kosovë, ndërsa tha se ?Shkoi në Gracanicë si pelegrin, për shkaqe fetare dhe pas thirrjes së kryeministrit të atëhershëm Thaçi?. Ai pohoi se vizita e paralajmëruar në 24 prill e Thaçit në Beograd, per te marre pjese ne nje konference per integrimin e Ballkanit Perëndimor, është organizuar pa pyetur më parë autoritetet serbe. Më herët, njoftimi i vizitës së Thaçit në shtetin fqinj shkaktoi një stuhi diplomatike nga pala serbe. Vetë kryeministri Aleksander Vuçiç kercenoi se do te arrestoje numrin dy te qeverise se Kosovës, Hashim Thaçi nese viziton Beogradin. Ai sqaroi se ndaj Thaçit është ne fuqi nje flerearresti per veprimtari kundër shtetit serb dhe autoritetet do te veprojnë sipas ligjit nëse ai shkel ne token serbe.

Share This Video


Download

  
Report form