http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Edi Rama, është pritur nga personalitetet më të larta të vendit. Takimin e parë, kreu i qeverisë e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar Feredal Muhamed Al Murr. Ai e vlerësoi si të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy vendeve, e sidomos shkëmbimet tregtare. Kryeministri Rama, theksoi se Shqipëria është e hapur për investime nga Emiratet. I shoqëruara nga ministrat Bushati, Tahiri, Ahmetaj dhe disa deputetë, Rama u prit në një takim nga princi i Kurorës Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili shprehu interesin për të parë mundësitë për investime në Shqipëri. Palët nënshkruan marrëveshje për lehtësimin e vizave dhe ne fushën e mjedisit. Kryeministri Rama ishte i ftuari special i Forumit të Investimeve, organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Abu Dhabit. Shefi i ekzekutivit shqiptar, deklaroi se Shqipëria është e hapur për investimet e huaja.Edi Rama:Ne jemi shumë të interesuar për t?i zhvilluar më tej marrëdhëniet në fusha të ndryshme si energjia, burimet hidrike. Për ne është po ashtu me shumë interes eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në sektorin e përpunimit të ujit të pijshëm, për të cilin Shqipëria është shumë e pasur dhe me një cilësi shumë të mirë. Po ashtu, ne jemi shumë të interesuar për të tërhequr investime të huaja direkete në turizëmShefi i ekzekutivit bëri me dije se javët në vijim, në Parlamentin shqiptar do të kalojë për miratim një ligj i ri, që krijojnë lehtës për investitorët e huaj.Në javët në vijim, ne do të kalojmë në parlament një ligj të ri për investimet e huaja direkte dhe për turizmin, i cili do të lehtësojë së tepërmi futjen e investitorëve të huaj në tregun shqiptar. Mendoj se është gjithashtu një fushë e mirë për tu zbuluar agrikultura, ku vendi ynë ka potenciale të mëdha dhe ne do të donim shumë të shohim investitorë potencialë të investonin në këtë fushëKryeministri ftoi biznesmenët të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër mundësitë që ofrohen për realizimin e projekteve tw mëdha.