Bylykbashi: Dekriminalizimi i bllokuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratë akuzojnë krerët e mazhorancës se po pengojnë qëllimisht punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dekriminalizimin. Oerd Bylykbashi, tha se Rama dhe Meta kërkojnë të mbajnë në këmbë regjimin hibrid që kanë instaluar të krimit me pushtetin dhe të pushtetit me krimin.Oerd Bylykbashi:Me datë 26 mars, unë në cilësinë e kryetarit të komisionit, i kam kërkuar Kuvendit t?i kërkojë Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë, asistencën dhe ekspertizën e tyre lidhur me paketën e amendamenteve të dekriminalizimit. Prej 3 javësh, Edi Rama dhe Ilir Meta, gjithashtu, refuzojnë të sjellin ekspertët e tyre pranë komisionit të dekriminalizimit, megjithë kërkesat tona të vazhdueshme. Nuk ka më asnjë dyshim, se Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë asnjë grimcë vullneti për të bërë dekriminalizimin. Jo vetëm kaq, por e pengojnë dhe e bllokojnë atë në mënyrë sistematikeBylykbashi thotë opozita do të kërkojë asistencë ndërkombëtare për finalizimin e procesit të dekriminalizimit.Oerd Bylykbashi:Europa është alarmuar nga shkalla e lartë e inkriminimit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Çdo faktor, e çdo arsye, sot kërkon dekriminalizimin, përveç Edi Ramës e Ilir Metës. Me aktet e fundit, kjo dyshe e ardhur në pushtet me krimin, ka shkuar shumë larg. Ne sot do t?i nisim Komisionit të Venecias kërkesën tonë që ata të asistojnë procesin e të ndihmojnë me ekspertizën e tyre?Demokratët thonë se do t?i shkojë deri në fund këtij procesi, duke e konsideruar si nevojë jetike për politikën shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form