“Bankers” mori hua nga BERZH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
BERZH i ka dhene ?Bankers Petrolium? 100 milione dollare hua me qellim zhvillimin ne fushen e naftes dhe reahabilitimin e zonave qe preken nga operacionet e kerkimit. Por kompania nuk ka bere investimet e premtuara ne mjedis si dhe nuk ka ndihmuar komunitetin. Kompania Bankers Petrolium është ndihmuar nga Banka Evropiane për Rindëtim dhe Zhvillim në mënyrë që të rritë investimet në Shqipëri, por kushti kryesor këtu ka qënë mbrojtja e mjedisit. Në vitin 2009 BERZH ka miratuar një kredi me vlerë 50 milion dollarë dhe 5 milion nga këto para duhet të shkonin për ruajtjen e mjedist, pastrimin e zonës dhe zbutjes së efekteve të operacioneve të naftës te banorët përreth. Në 2009-ën Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim dha një hua për kompaninë Bankers Petrolium me qëllim zbutjen e efekteve të operacioneve të saj në mjedis dhe për investimet kapitale të saj. Qëllimi i këtij financimi ishte mbësjhtetja e kompansië në zhvillimin e fushës së naftës së Patoz Marinzës, e cila është një nga zonat më të mëdha naftëmbajtëse në Europë, por paratë duhet të shkojnë edhe për rehabilitimin e zonave përreth të cilat kanë qënë të ndikuara nga operacionet e kërkimit të naftës të menaxhuara nga kompania shtetërore albpetrol së bashku me vetë Bankers. Në vitin 2013-të BERZH vendosi që të rritë shumën e financimit për këtë kompani dhe nga 50 milion ta çojë në 100 milion dollarë, kusht sërish këtu mbetej investimi për mbrojtjen e ambientit dhe ndihmën që duhet të jepte për komunitetin. Në vitin 2013-të BERZH rriti shumën e huamarrjes së kredisë në mënyrë që të ndiohmojë kompaninë të konsolidojë pozitën e saj financiare dhe për ta mbajtur të angazhuar në programe mjedisore dhe sociale. Por pavarësisht parave dhe kredive të buta që kanë dhënë donatorët e huaj për investimin e kësaj kompanie në Shqipëri, me sa duket mjedisi ka qënë gjëja e fundit për të cilat janë përdorur paratë. Kjo duket edhe nga pamjet e disa ditëve pas shpërthimit të pusit, ku ndotja mjedisore eshte e larte.Po kështu edhe banorët e zonës rrezikojnë helmimin nga punimet që firma ka bërë në terren.

Share This Video


Download

  
Report form