http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse listat e kandidateve per zgjedhjet lokale ende nuk jane mbyllur, deri tani janë 6 deputete qe do te garojnë ne 21 qershor e qe për këtë arsye do te lëne mandatin. Kështu ne Parlamentin e Shqipërisë, pritet te hyjnë 6 deputete te rinj, 4 prej te cilëve janë zonja. Nga Partia Demokratike, do te leje mandatin Ardian Turku i cili kandidon për Bashkinë e Elbasanit dhe Besnik Dusha qe kandidon për Tropojën. Ne te dy këto qarqe, PD nuk ka respektuar kuotën e përfaqësimit te femrave e për këtë arsye, lista nuk spostohet tek emri pasardhës, por ne Parlament do te hyjnë dy zonja; respektivisht nga qarku i Elbasanit do te behet deputete Arbjola Halimi dhe nga qarku i Kukësit, do te behet Mimoza Hadarmataj. Nga Partia Socialiste do te lëne mandatin 3 deputete; Armando Subashi, Majlinda Bufi ne qarkun e Fierit dhe Artur Bushi ne qarkun e Durrësit. 3 deputetet e rinj qe do t?i shtohen grupit parlamentar te partisë me te madhe te mazhorances janë; ne qarkun e Fierit, Bujar Çela e Antoneta Dhima dhe Shkëlqim Troplini ne qarkun e Durrësit. Nga LSI, mandatin e le Miranda Rira qe garon per Bashkinë e Përrenjasit dhe deputete behet Edlira Çekrezi.