http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afrimi i fundjavës që përkon me Pashkët Ortodokse ka sjellë radhët e para në pikat kufitare me Greqinë. Jane qindra emigrantë të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë këtë festë pranë familjeve të tyre në Shqipëri, ose që shfrytëzojnë periudhën e pushimeve që kanë grekët. Por në doganën e Kapshticës, fluksi i lartë ka sjellë pritje të gjata.Sportelet janë shtuar, por radha ne dogane nuk është shmangur. Të mërkurën, konsullata e Shqipërisë ne Selanik organizoi një takim me autoritetet greke pikërisht për të shmangur pritjen e gjatë ne dogane me rastin e festës. Vetëm 24 orët e fundit ne piken kufitare te Kapshticës, kane hyre dhe kane dale rreth 6200 shtetas shqiptare, por fluksi pritët të vijë duke u shtuar të premten.