Fushë Krujë, mbeturinat hidhen buzë rrugëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është rruga kombëtare pranë Fushë Krujës, që lidh këtë qytet me Tiranën por edhe me Lezhën. Dy anët e saj prej kohësh janë kthyer ne vendgrumbullime të plehrave dhe mbeturinave inerte. Plehrat hidhen nga të gjithë e pa asnjë ndalese: nga banorë të zonës,apo makina qe merren me largimin e mbetjeve inerte. Si të mos mjaftonin grumbujt e plehrave, në disa raste atyre iu vihet flaka, duke ndotur edhe me shumë ajrin. E njëjta situata sipas banorëve është edhe ne anët e rrugëve nacionale qe lidhin Fushe Krujen me Rinasin, Vorën dhe Mamurrasin. Fushe Kruja është një kryqëzim rrugësh të rëndësishme ku gjatë sezonin veror e jo vetëm, kalojnë mijëra turistë të huaj, të cilëve iu duhet të përballen edhe me këto pamje. Autoritetet vendore nuk pranojnë te flasin mbi këtë situatë. Por sipas kreut të bashkisë, Gjon Bardhi, akset nacionale janë përgjegjësi e Drejtorisë se Rrugëve dhe Ministrisë se Transporteve.

Share This Video


Download

  
Report form