http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masakra me tre viktima dhe një te plagosur rende qe tronditi Vlorën të martën, erdhi pas një sherri banal ne një kazino. Policia e qytetit bregdetar ka mundur te zbardhe pak ore pas ngjarjes, rrethanat e krimit te rëndë. Mëngjesin e 7 prillit, rreth orës 04:00 Xhuliano Lutaj ndodhej në një kazino në afërsi të portit, së bashku me shokun e tij Albi Limaj. Në lojë e sipër, Xhuliano është konfliktuar për motive të dobëta me Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj. Të armatosur, këta dy të fundit kanë ofenduar dhe dhunuar Xhulianon, i cili pak minuta më pas ai i ka treguar ngjarjen, shokut të tij Albi. Për konfliktin u vu në dijeni edhe Aleksander Llanaj, ai vendosi që të shkonte pak orë më vonë për t?u sqaruar me dy agresorët. Llanaj, i shoqëruar nga Albi Limaj, Ani Begaj dhe Bertil Alliaj, shkuan pranë lokalit ku po pinin kafe Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj. Por sqarimi nuk ka mundur të ndodhe pasi të dy palët kanë filluar sherrin. Të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar mbi njëri tjetrin, e nqë fund kanë mbetur të vrarë Akil Husenaj, Ardi Velaj dhe Albi LImaj. Pas shkëmbimit të zjarrit, Bertil Alliaj ka zbritur nga automjeti tip BMW X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Por nuk ka mundur të shkojë shumë larg pasi është kapur menjëherë nga policia.