Vuçiç reagon për deklaratën e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje deklarate e kryeministrit Rama, është bere shkak per shpërthimin e zemëratës se kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Rama është shprehur se Shqipëria dhe Kosova do te bashkohen ne mënyre klasike, nese Bashkimi Europian nuk hap rrugët per lëvizjen e lire per kosovaret dhe integrimin e vendit. Por per Vuçiç ky koment shihet si thirrje destabilizuese per rajonin e Ballkanit. Qëndrimin ai e shprehu përmes nje postimi ne faqen e tij ne rrjetet sociale.?Une i premtoj kryeministrit Rama se Kosova dhe Shqipëria nuk do te bashkohen kurre ne mënyre klasike. U bej thirrje liderëve shqiptare te mos shkaktojnë destabilitet ne rajon?. Te njëjtin qëndrim te ashper ndau edhe shefi i zyres se Kosovës ne qeverine serbe, Marko Gjuric, per te cilin deklarata e Rames është nje sulm ndaj paqes, kërcenim per stabilitetin e brishte, por edhe nje ftese per rishikimin e kufijve ne Ballkan. Ai beri thirrje qe Shqipëria t?i ndale se reni daulleve te luftes. Deklarata e Rames, bere gjate nje interviste per nje televizion kosovar u pasqyrua edhe ne mediat serbe dhe disa prej tyre e cilesuan provokim te tij.

Share This Video


Download

  
Report form