http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
30 projekte te te rinjve ne Shqipëri te cilat synojnë përmirësimin e jetës per t?i ardhur ne ndihme qytetareve ne shume fusha, kane marre këtë te enjte financimin nga qeveria shqiptare. Ashtu siç premtoi përpara disa javësh, kryeministri Edi Rama ndau projektet fituese per te rinjte qe kane aplikuar te konkursi ?Ëndrra ime 2015?. Kryeministri nxiti te rinjtë qe te jene ata te cilët duhet te kërkojnë një pune dhe te sjellin një ide, pasi vetëm kështu do te luftojnë papunësinë.?Ju duhet te jeni vete qe te ndërtoni projekte te besueshme dhe te financueshem. Nuk duhet t?iu mungoje ky mentalitet, shihni vendet e BE si marrin fonde te gjithë për te rinjtë qe sjellin projekte. Ata qe janë me te fortët, kane kapacitete qe te thithin me shume fonde.Përmes shembullit tuaj te kthejmë besimin për te tjerët, qe po, unë mund t?ia dal për këtë?. Ndërsa ministri Erion Veliaj inkurajoi te rinjtë që te vijojnë te sjellin projekte inovatore jo vetëm pranë qeverise, por edhe ne organizata te tjera, te cilat japin shume fonde per idetë e tyre. Kryeministri u tha te rinjve qe puna nuk vjen nga qielli. Ai tha se ajo vjen vetëm përmes dijes. ?Nuk te bën te pasur ajo qe ke, por ajo qe di. Nëse ne do te dimë me shume, patjetër do te kemi me shume?.