Fshati Marinëz pas shpërthimeve të gazit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikur mos te mjaftonte tmerri qe i beri te braktisnin shtëpitë, ne fshatin Marinez te Fierit dita tjetër është edhe me e rende për banoret. Pasi u kthyen ne shtëpitë e tyre ata panë nga afër shkatërrimin qe solli shpërthimi i puseve nga rrjedhja e gazit. Shtëpi, biznese e rruge te zhytura ne balte, ndërkohë rreziku qe vjen nga gazi është ende aty. Te tilla ka kudo, ne rruge e shtëpi dhe rreziku qe vjen prej ketyre gropave thithëse është edhe me i madh. Për banoret deklaratat e ?Bankers Petrolium? se gazi nuk është i dëmshëm, por i ëmbël, të mbështetur edhe nga Ministri i Energjetikes Gjiknuri, janë dëshmi e braktisjes dhe papergjegjshmerise qeveritare, ndërsa apelojnë per ndihme. Sipas krerëve vendore situata me e vështire ka kaluar, ndërkohë qe është ngritur Shtabi i Emergjencave per vlerësimin e dëmeve. Por premtimet për dëmshpërblim për banorët janë vetëm fjalë.Te mërkurën shpërthimi i ujërave nëntokësore në oborret e banesave dhe çlirimi i gazrave, detyroi autoritetet të evakuojnë banorët. Menjëherë pas kësaj situate Inspektorati i Mjedisit pezulloi aktivitetin e kompanisë ?Bankers?, ndërkohë që Prokuroria e Fierit ka nisur hetim per shkatërrim prone dhe ndotje të ambientit.

Share This Video


Download

  
Report form