Lushnjë, hapet qendra e autizmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këto pamje tregohet puna e edukatoreve të kopshtit që frekuentohet nga fëmijët autike. Tashmë ata kane një qendër plotësisht te tyren. I pranishëm ne hapjen e qendrës në Lushnje, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj bëri me dije se vitin e ardhshëm, shërbimet shëndetësore për fëmijët autikë do të rriten. ?Ne kemi gati një plan pune dhe besoj, se të paktën vitin tjetër, ne do të kemi marrë përsipër, si kujdes shëndetësor, të financojmë një pjesë të shërbimit të specializuar që nevojitet për raste të tilla. Kjo është një çështje që do edhe një bashkëpunim më të gjerë ndërsektorial. Shpreh angazhimin e Qeverisë, që qoftë në arsimin e detyrueshëm do të ketë më shumë prezencë të njerëzve të specializuar që do të merren me këto raste të veçanta, por edhe Ministria e Çështjeve Sociale dhe Mirëqenies, me Shërbimin Social do të fuqizojë kapacitetet për t?u marrë me këto raste?. Mjeket apleuan për më shumë vëmendjen për këtë kategori. Ngritja e Qendrës se Autizmit në Lushnje do t?i shërbeje edhe prindërve, pasi iu jep mundësinë të mësojë më shumë rreth kësaj sëmundjeje.

Share This Video


Download

  
Report form