Për të parën herë në të gjithë historinë e Nigerisë, zgjedhjet presidenciale i fitoi kandidati i opozitës. Rezultatet përfundimtare të votimeve tregojnë se gjenerali Muhammadu Buhari ka siguruar 2,5 milionë vota më shumë se rivali i tij, presidenti në largim Goodluck Jonathan.