Ai erdhi në jetë fiks 4 vjet, pasi prindërit e tij kishin këmbyer puthjen e parë. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u njohën në edicionin e 4-t të Big Brother Albania. Lidhja e tyre ngjalli jo pak polemika, por dy të rinjtë, me këmbëngulje e të sigurt thoshin se kishin gjetur njeriun e jetës së tyre. Koha tregoi se ata kishin të drejtë.