http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha nga qyteti i Kukësit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama te mbaje përgjegjësi per futjen ne parlament te nje njeriu si kryetari i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku. Gjate protestës qe Partia Demokratike organizoi ne këtë qytet, Basha i drejtoi akuza te forta kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij nuk reagoi kur opozita denoncoi deputetin e Shkodrës, por përkundrazi e mori ne mbrojtjeLulzim Basha:Po tani që erdhi kërkesa e Interpolit nga Brukseli që kërkon arrestimin e deputetit të tij për vrasje, çfarë do të thotë Edi Rama? Çfarë do t?i thotë popullit që ka ngritur gishtin e akuzës ndaj tij? A do të mbajë përgjegjësi për faktin se e solli në Parlament, e bëri pjesë të vendimmarrjes, votoi ligje me të, e përdori atë për të mbyllur hetimin ndaj Ilir Metës, për akuzën më të rëndë të 25 viteve, teksa ia dinte të gjithë bëmat dhe ia mbante të fshehura në sirtar për ta shfrytëzuar për interesat e tij.Por protesta ne Kukës nuk i?u dedikua vetëm mbylljes se hetimeve për kreun e kuvendit meta pasi ne te tonet e fushatës elektorale ishin te dukshme, aq me tepër qe kandidati i se majtës ne këtë bashki do t?i përkasë LSI.Lulzim Basha:A nuk është ky model prezent dhe këtu në Kukës me kryetarin në ikje të Bashkisë ?! Pasi abuzoi me fondet e me administrimin e qytetit, gjeti strehë tek LSI-ja e Ilir Metës. Sepse Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve. Këtë e dinë tashmë të gjithë i madh e i vogël, nga Kukësi në Sarandë, nga Durrësi në Dibër. Kryebashkiaku juaj në ikje, e kuptoi mirë se me demokratët por edhe me kuksianë e ndershëm dhe fisnikë kishte të ndara rrugët, sepse ne nuk mund të përfaqësohemi kurrë me një Ilir Metë që quhet Hasan, dhe shkoi e gjeti çatinë e tij te LSI-në.Basha u ndal edhe tek problemet ekonomike te qytetareve me taksat e larta e çmimet qe sipas tij janë rritur duke paralajmëruar se zgjidhja do te vije ne zgjedhjet lokale te 21 qershoritLulzim Basha:Ora e votës po vjen.