Alarmet false shqetësojnë policinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që alarmet false për bombë janë kthyer në një shqetësim serioz jo vetëm për opinionin por edhe policinë, akte të tilla kanë detyruar drejtorin e përgjithshëm Artan Didi dhe Avokatin e Popullit Igli Totozani, të bëjnë një apel ndërgjegjësimi. Në deklaratën për media, Didi tha se krahas fenomenit shqetësues për shqiptarët, të gjitha alarmet false kanë një kosto të lartë ekonomike për policinë e shtetit. Sipas tij, nëse thirrja sociale për ndalimin e këtyre lajmërimeve nuk jep efekt, atëherë do të kërkohet ashpërsimi i ligjit. Të njëjtin apel, bëri dhe Avokati i Popullit Totozani, i cili tha se akte të tilla të cilat destabilizojnë jetën e qytetarëve, duhet të marrin fund. Vetem përgjatë ditëve të fundit, në Tiranë dhe rrethe janë shënuar 7 alarme false për bombë, ndërsa policia ka dalë në përfundim se të gjitha këto akte kanë për qëllim përhapjen e panikut. Didi u pyet nga mediat dhe mbi ngjarjet e fundit në Lazarat, ndërsa shtoi se fshati i është kthyer normalitetit. Për drejtorin e përgjithshëm, kjo zonë njësoj si gjithë të tjerat ka persona të inkriminuar por që të gjithë do të përballen me policinë.

Share This Video


Download

  
Report form