Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u kërkojnë drejtuesve të Komunitetit Mysliman që në këshillat e tyre fetare para besimtareve t'i mëshojnë distancimit nga aktet e dhunshme të Kalifatit të Irakut dhe Sirisë, që po kërcënojnë paqen në botë nën petkun e Islamit.