Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, tha se shpreson që i gjithë territori i marrë nga grupi militant Boko Haram do të çlirohet brenda një muaji. Në një intervistë për BBC, Jonathan tha se ky grup terrorist po dobësohet nga dita në ditë, por gjithashtu pranoi se forcat e sigurisë reaguan ngadalë ndaj përparimit fillestar të Boko Haramit në verilindje të vendit.