Data 21 Mars shënon Ditën Botërore të Sindromës Down. Teksa në botë shumë probleme që lidhen me këtë komunitet janë zgjidhur, në Shqipëri shqetësimet janë të mëdha. Fëmijët me sindromën Down e kanë të vështirë të integrohen në sistemin arsimor, pa mësuesit ndihmës, apo qoftë të marrin vëmendjen e duhur nga shoqëria.