Aksident në aksin Shkodër - Bardhaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona humben jetën dhe tre të tjerë u plagosen rëndë ne një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të marte në aksin Shkodër-Bardhaj. Rreth orës 06:30, automjeti fuoristradë tip ?Nissan? që drejtohej nga 33 vjeçari Vat Fusha, ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë e ka dalë nga rruga. Makina është rrezuar nga një lartësi prej afro 15 metrash, çka ka rezultuar fatale për dy pasagjerët : 18 vjeçarin Neritan Ucaj dhe 20 vjecarin Alfred Stafaj. Ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit Vat fusha dhe dy të tjerë që ndodheshin në makinë në momentin e aksidentit. Të tre janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë autoritetet gjyqësore kanë nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të mjetit, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Video


Download

  
Report form