Berisha të hënën në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha do te paraqitet te hënën ne Prokurorinë e Krimeve te Renda. Burime prane zyres se ish-kryeministrit konfirmojnë se Sali Berisha do te shkoje mëngjesin e se hënës ne Prokurori per te dhëne dëshminë e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga deputeti i Shkodrës Tom Doshi. Burime prane Prokurorisë se Krimeve te Renda kane sqaruar se te henen ne orën 10:00 eshte thirrur edhe deputeti i PD Mhill Fufi, por ky i fundit i kontaktuar nga Vizion Plus ka deklaruar se ende nuk ka marre asnje ftese nga organi i akuzës. Ndërkaq te hënën ne mesdite, do te behet edhe ballafaqimi mes deputetit te Shkodrës Tom Doshi dhe deputetit Mark Frroku. Ne kuvend kane mbërritur thirrjet e Prokurorisë se Krimeve te Renda per nje ballafaqim mes deputeteve Doshi e Frroku ne orën 12.00. Ne shkresën e firmosur nga drejtuesi i Prokurorisë paralajmërohet se ne rast se dy deputetet nuk paraqiten atëherë do te urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm. Ballafaqimi mes dy deputeteve te qarkut te Shkodrës ka nje rendësi te veçante për çështjen pasi Tom Doshi deklaroi se per atentatin eshte lajmëruar nga Mark Frroku ndërkohe qe ky i fundit gjate dëshmisë se dhëne ne Prokurori diten e premte mohoi te kishte dijeni për çështjen. Ne 6 mars pranë Prokurorisë se Krimeve te Renda dhanë dëshminë e tyre kryetari kuvendit Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Tahiri, kryeministri Edi Rama dhe deputeti Frroku; ndërkohe qe vete deputeti Tom Doshi qëndroi përreth 6 ore ne Prokurorinë e Krimeve te Renda ne 5 mars, per te treguar versionin e tij per atentatin e presupozuar ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Share This Video


Download

  
Report form