ISIS, baza edhe në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Shqipëri gjenden qendra rekrutimi dhe trajnimi te militanteve qe luftojnë per shtetin islamik. Alarmin e jep Prokurori i Përgjithshëm i Breschia-s, Luigi Maria Dell?Osso, qe u referohet hetimeve te fundit te kryera nga autoritetet gjyqësore italiane ne bashkëpunim me ato shqiptare.Luigi Maria Dell?Osso thekson:Në Shqipëri janë identifikuar qendra trajnimi dhe propagande, në të cilat gjenden njëqind militantë, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me persona në Itali dhe në veçanti në Breschia. Në zonat e Italisë veriore, kjo organizatë synon të rekrutojë kryesisht italianë. Këtë e dëshmon edhe zbulimi i një dokumenti në gjuhën italiane, që dyshohet se i përket ISIS.Prokurori gjate një interviste dhënë prestigjiozes Corriere, iu referua nje takimi të mbajtur në Romë disa javë më parë për këtë çështje.Luigi Maria Dell?Osso thekson:Ne kemi verifikuar, duke bërë hetime të reja dhe duke i lidhur ato me të dhënat që kishim mbledhur në të kaluarën, dhe rezulton që ekzistojnë lidhje me vendet e Evropës Lindore pranë nesh, siç është Shqipëria. Ekzistojnë baza rekrutimi, stërvitjeje, organizimi dhe integrimi te militantëve, në kontakt me persona të tjerë që banojnë në Brescia. Për këtë arsye kane nisur hetimet e përbashkëta. Rekrutimi ndodh edhe mes italianeve, te përfshire ne propagande qe lidhet me terrorizmin islamik.Prokurori nuk ka bërë të ditur nëse do të goditen këto baza e do të arrestohen të dyshuarit. Ai është mjaftuar të nënvizojë vetëm rëndësinë e zbulimit te financuesve te këtyre qendrave, ku një pjese e operacioneve financiare kryhet përmes dokumenteve te falsifikuara dhe pastrimit te parave qe rrjedhin nga aktivitete te paligjshme.

Share This Video


Download

  
Report form