Boris Nemtsov nuk është i pari krititik i Putinit që vritet në rrethana misterioze. Në vitin 2004, Paul Khlebnikov, gazetar dhe redaktor i ?Forbes? për Rusinë, u vra me mitraloz jashtë zyrës së tij në Moskë. 41-vjeçari ia kishte kushtuar një pjesë të mirë të karrierës së tij gazetareske dosjeve ruse, hetimeve për korrupsion mes politikës dhe biznesit. Ky rast ende nuk është zbardhur.