Fiks Fare, 24 Shkurt 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2015-11-28

Views 5

Rimbursimi i familjareve te viktimave te aksidenteve

Rimbursimi i familjareve te viktimave te aksidenteve eshte kthyer ne nje burim fitimi per disa avokate dhe seksere qe bejne dokumenta te falifikuar per proceset gjyqesore, per te perfituar ne menyre te kundraligjshe nga kompanit e sigurimit. Fiks Fare e ka ndjekur per disa muaj sese mashtrohet me dokumentacionin qe i paraqiten gjykates, Nje pjese te madhe te ketyre parave i marrin avokatet, 20% te shumes.
Rasti i nje viktime nga Belshi. Familja ka perfituar 163 milione leke te vjetra. Sipas dokumetnacionit qe ka paraqitur ne gjykate i ndjeri kishte te ardhura 19 milione leke ne vit, kishte 9700 metra toke dhe kishte nje pike karburanti me qera
Fiks Fare takon gruan e viktimes. Nga biseda del se familja ka marre vetem 50 milion nga 163 te vendosura nga gjykata. Ne bisede e siper gruaja behet kontradiktore se tentonte te rriste vazhdimisht vleren e perfituar, gruaja thote gjithashtu se ne dokumentacion eshte regjistruar sikur bashkeshorti i ndjere punonte taksist mirepo taksia e tij ishte me targa te bardha pra pa license e per rrjedhoje edhe pa sigurime qe do te thote se duhej te merrte shume me pak leke nga cfare ka perfituar, per shume gjera thoshte vazhdimisht "i di avokati".
Rasti i nje femije te aksidentuar ne Brar, familja ka perfituar 32 milione leke
Bisede me babain e viktimes i cili pranon se avakati ka marre 20% te shumes qe kane fituar me vendim gjykate, pasi ai u ka rregulluar gjithe dokumentacionin me prokurorine dhe gjykaten. Avokat eshte Kostandin Trendafili
Rasti i Sarandes Familja ne fjale ka perfituar nga gjyqi per humbjen e djalit ne aksident nje shume gati 190 milion leke. Kompania e sigurimit pretendon se avokati ka manipuluar te dhenat per te ardhurat e viktimes per te rritur vleren e perfitimit.
Familjaret ne biseden me Fiksin theksuan se avokati i tyre ishte shum i fuqishem ka njohje te forta dhe se mund te ndikoje ne rritjen e vleres se perfitimit ato theksuan se avokati Besnik Cerekja i ka thene atyre se ekziston mundesia te rregullojne letrat sikur nena e viktimes eshte cmendur nga humbja e djalit e keshtu te perfitonin edhe me shume para por qe familja skishte pranuar.

Share This Video


Download

  
Report form