Pezullohet testimi i mjekëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Administrative ka pezulluar vendimin e Ministrisë se Shëndetësisë per testimin e mjekeve dhe infermiereve. Ministria duhet te prese deri ne një gjykim me te thelle te çështjes per te pare se çfarë do te ndodhe me testimin. Ne orët e pasdites se te mërkurës administrativja ka bere sigurimin e padisë se urdhrit te infermierit nëpërmjet se çiles kërkohet anulimi i procesit te testimit. Gjykatësja Alkelina Gazidede e ka pezulluar kështu urdhrin e ministrit ILIR Beqaj. Kjo do te thotë se testimi nuk do te zhvillohet ne datën qe ishte përcaktuar, te paktën jo deri sa te ketë përfunduar gjykimi i çështjes. Padia per anulimin e testin u dorëzua ne gjykate nga urdhri i infermierit, i cili e konsideron te paligjshëm. Prej disa ditësh trupa mjekësore ne te gjithë vendin e kundërshton testimin. Ndërkohë qe janë mbledhur firmat drejtuar kryetarit te kuvendit dhe kryeministrit ku kërkohet dorëheqja e ministrit Ilir Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form