Në raportin e saj te fundit, Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, 'Amnesty International', nxjerr në plan të parë si shqetësim kryesor fenomenin mjaft të përhapur të dhunës në familje, si edhe faktin që viktimat e saj rrallëherë arrijnë të përfitojnë nga drejtësia.