600 pyetje për testimin, pro e kundër formulimit të alternativave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa edhe 5 dite na ndajnë nga testimi i trupës se infermiereve, Urdhri i Infermiereve i bashkohet zërave kundër këtij provimi. Me daljen e fondit te 600 pyetjeve me alternativa, nga te cilat vetëm 50 prej tyre do te përzgjidhen nga infermieret ne testim, Sabri Skënderi, President i Urdhrit te Infermiereve, tregon se pyetjet janë tërësisht te pakuptimta e qesharake, duke mos u përshtatur me modelin ballkanik. Grupit prej 9 personash, pedagoge te infermierisë dhe kryeinfermier, i është dashur rreth 1 muaj per te përpiluar pyetjet e testimit qe pritet te zhvillohet ne datën 28 shkurt. Sipas pedagoges Alma Pula, këto pyetje përkojnë me modelet perëndimore. Ndërkohë qe urdhri i dates 12 shkurt, ka bere me dije qe nga testimi përjashtohen 3 kategori: infermieret femra te lindura para datës 1 janar 1958, infermieret meshkuj te lindur para datës 1 janar 1953 dhe personeli i infermiereve qe është licencuar nga Urdhri pas datës 1 janar 2014.

Share This Video


Download

  
Report form