Grabitjet, maskat “godasin” Pogradecin dhe Lezhën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Persona te armatosur dhe te maskuar kane grabitur mbrëmjen e se premtes nje dyqan ne fshatin Cerave te Pogradecit. Grabitësit kane goditur pronarin e dyqanit, 51 vjeçarin Yllson Mankollari, dhe pasi kane marre gjithë sasinë e lekeve te xhiros janë larguar. Sipas policisë personat e maskuar kane hyre ne dyqan ne nje moment kur nuk ka pasur asnjë lëvizje. Kane qene persona te rastësishëm ata qe i kane ardhur ne ndihme pas disa minutash 51 vjeçarit te cilin e kane dërguar ne spital dhe po merre ndihmën mjekësore. Nga ana tjetër mësohet se policia ka shoqëruar disa persona nga fshati, për gjetjen e autoreve te grabitjes. Ndërsa nje tjetër grabitje ka ndodhur edhe ne familjen Leka, ne fshatin Ishull te Lezhës. Katerina Leka ka qene e vetme ne shtëpi, ku ka pare një person të veshur me rroba të zeza e kapuç në kokë, që ishte futur brenda duke tentuar të kontrollonte për para. Sapo ka pare të zonjën e shtëpisë,grabitësit ka dalë me shpejtësi nga dera kryesore. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në zonë, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona në komisariat. Vjedhjet në qarkun e Lezhës janë bere te shpeshta ne muajit e fundit, ku në shumë raste grabitësit përveç vjedhjeve të sendeve me vlerë, kanë dhunuar edhe familjarët.

Share This Video


Download

  
Report form