http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijon aksionin për prishjen e të gjitha objekteve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike ne Elbasan. Këtë herë aksioni është përqendruar në lagjen 5 Maji, duke prishur një ndërtesë pesë katëshe e ndërtuar pak 5 vitet më parë, mbi një objekt të vjetër. Deri më tani nuk janë regjistruar incidente mes banoreve ne këto objekte dhe policisë bashkiake. Aksioni pritet të vazhdojnë me prishjen e 73 ndërtimeve të tjera pa leje, në këtë qytet.