http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeparlamentari Ilir Meta i bën apel klasës politike kosovare te bashkëpunoje per te shmangur emigracionin e shtetasve te saj drejt vendeve perëndimore. Mesazhin Meta e përcolli ne Tirane gjate takimit me kreun e Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. ?Është e rëndësishme për t?i dhënë më shumë perspektivë Kosovës, në këtë drejtim natyrisht qeveria ka përgjegjësitë kryesore por besoj se edhe një bashkëpunim dhe një dialog mes qeverisë dhe opozitës për çështjet më të rëndësishme që japin një perspektivë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës është e domosdoshme ashtu sikurse besoj që edhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndihmonte për të shmangur dhe dekurajuar këtë lloj tundimi?.Meta theksoi se të vetmit që përfitojnë nga zhvendosja masive e kosovareve janë trafikantët. Edhe per liderin e AAK-se zgjidhja per daljen nga kjo situate duhet te vije nga kreret politike ne Kosove.?Kjo nuk është një gjë e mirë që po i ndodh Kosovës. Thirrja përsëritet, që të mos e braktisim vendin. Vërtetë që njerëzit kanë shumë arsye pse mendojnë për t?u larguar, por duhet të punojmë që t?i gjejmë zgjidhet në Kosovë?.Gjate takimit kryeparlamentari Meta shprehu angazhimin per te mbështetur Kosoven ne proceset integruese.