http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Decentralizimi dhe rishikimi i hartës territoriale si dhe shndërrimi i saj ne favor te qytetareve ishte tema e mbledhjes qe kane zhvilluar vendoret e djathte. Kryetari i Bashkisë se Tiranës Lulzim Basha ka theksuar se harta territoriale ishte një ndarje politike e dyshes Rama-Meta. Kryebashkiaku i Tiranës akuzoi qeverinë se nuk ka përpiluar nje pakete te plote ligjesh te cilat do te sillnin konsolidimin e autonomisë vendore. Kryetaret e bashkive te djathta ngritën shqetësimin se po cenohen te drejtat e njësive vendore ne shume pika.