Incidenti në Fier, PD e PS shkëmbejnë akuza - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka akuzuar opozitën si përgjegjëse për bllokimin e ministrit Veliaj dhe karvanëve te ndihmave te dielën ne Fier. Deputeti Besnik Bare ka deklaruar se është e pafalshme që forca kryesore e opozitës, ndërsa flet gjithë ditën për banoret e përmbytur, bëhet pengesë ne shpërndarjen e ndihmave. ?Është detyrimi i ynë të ndihmojmë çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike. Ndaj i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të distancohet nga veprime të tilla dhe, edhe në kushtet kur ka banorë natyrshëm të stresuar nga përmbytja, t?i ndihmojë dhe jo t?i acarojë më keq me provokime, me shpifje e me turpe si ai i djeshmi?. Por i menjëhershëm ka qene reagimi i Partisë Demokratike e cila nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, ka deklaruar se kryeministri ne vend qe te marre masa për te përballuar situatën sulmon opozitën.?Arsyen pse ai vetë, e pas tij, të gjithë ministrat e zyrtarët po dëbohen nga qytetarët, po përcillen me neveri, Edi Rama duhet ta kërkojë tek braktisja që u ka bërë atyre pikërisht në ditën që duhej t?u gjendej pranë. Arsyet duhet ti kërkojë tek shpërfillja, tek zbavitja me selfie me dramën e tyre, tek pandjeshmëria e arroganca që ka treguar?.PD ka ilustruar edhe me shifra pretendimin e saj se qeveria ka lene ne mëshire te fatit qytetaret e zonave te përmbytura duke deklaruar se fondi i dhënë nga Edi Rama për rezervat e shtetit për ushqime në vitet 2014-2015 është 120 mijë euro, ndërkohë që vetëm per përmbytjet ne Serbi e Bosnje dha 200 mijë euro.

Share This Video


Download

  
Report form