http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas paralajmërimit të Bashkimit Evropian se fluksi i emigrantëve drejt Hungarisë dhe shteteve të tjera perëndimore mund të bllokojë procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës, kuvendi ka miratuar një rezolute për të frenuar këtë fenomen. Të gjitha grupet parlamentare të kuvendit të Kosovës, kanë mbështetur projektrezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila u prezantua nga kryetarja e grupit parlamentar Donika Bujupi. Ky dokument u miratua me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Emigracioni ilegal është kthyer në debatin e ditës në Kosovë. Destinacioni kryesor i shtetasve kosovarë është Hungaria. Ata udhëtojnë nga Prishtina, në Beograd e më pas në qytetin verior serb Suboticë, 20 km larg kufirit hungarez. Sipas policisë vendase të paktën 500 emigrantë ilegalë ne dite kalojne kryesisht nga Kosova në mënyrë të paligjshme në Hungari.