Virozat e stinës arrijnë kulmin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Cilido qe shfaq simptomat gripi, si vështirësi ne organet e frymëmarrjes, kolle ose temperature, duhet te drejtohet tek mjeku i familjes ose mjeku pediatër. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar fillimi i muajit shkurt do te shënonte pikun e fluksit ne spitale për virozat gripale, duke e çuar numrin e pacienteve deri ne 150 persona ne dite. Por sipas Institutit te Shëndetit Publik, aktualisht qarkullojnë vetëm virozat e një gripi stinor.?Aktualisht Shqipëria gjendet ne periudhën e epidemisë se Gripit. Viruset qe qarkullojnë këtë vit janë AH1N1PDM 09 dhe AH3N2. Virusi i gripit transmetohet nga njeriut tek njeriu me spërkla gjate teshtimave, kollitjes apo gjate bisedimit me nje person te infektuar. Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-4 dite. Nje individ i prekur nga virusi i gripit, mund te infektoje te tjeret 1 dite para shfaqjes se simptomave, gjate periudhës se sëmundjes?. Sipas mjekeve infektiv nuk duhen te neglizhohen kurrsesi shenjat e para te shfaqjes se këtij gripi, pasi te gjitha grupmoshat jane te predispozuara te preken.

Share This Video


Download

  
Report form