http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shiut i kane kthyer fushës se Maliqit pamjet e kënetës. Janë qindra hektarë tokë të mbjella me kultura bujqësore që tashmë ndodhen nën ujë, e që janë dëmtuar. Banoret thonë se përmbytja është shkaktuar pasi kanalet kulluese nuk janë pastruar prej kohesh . Edhe autoritetet pranojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për të frenuar përmbytjet. Arsyeja? Nuk ka fonde për të thelluar shtratit te lumin Devoll. Gjate vitit te kaluar investimet ne fushën e Maliqit kane qene te shumta por reshjet e fundit kanë bërë që ato të humbasin nën ujë.