http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e dëborës kane vazhduar gjate gjithë natës se mbrëmshme edhe ne qarkun e Peshkopisë ku trashësia e dëborës ka arritur deri ne 20 cm. Momentalisht akset rrugore janë te kalueshme, ku rrezikon e bllokuar vetëm rruga qe te çon ne Lure. Problemet me energjinë elektrike nuk kane munguar edhe ne komunat Trebisht-Selishte dhe ne disa fshatra te komunës Zerqan. Ndërsa ne qarkun e Korçës janë te bllokuara disa prej akses te bllokuara janë Voskopoje-Lekas, Vithkuq-Panarit,Mirash-Pocar , duke izoluar qindra banore. Ndërkohë qe stuhia e forte dhe dëbora ka shkëputur edhe telat e energjisë elektrike, ne këto zona. Sipas OSHEE situata pritet te normalizohet ne orët ne vijim pasi po punohet për riparimin e këtij defekti. Dëbora ka bllokuar serish 3 fshatra te malësisë se Krujës, ku prej 4 ditësh banoret janë te izoluar. Trashësia e dëborës ne fshatrat Mafsheq e Shkjeze te komunës Cudhi ka arritur ne 20 cm, ndërsa ne fshatin Shkrete trashësia e saj ka arritur ne 30 cm. Asnje nga rruget e ketyre fshatrave nuk është e kalueshme duke lënë te izoluar rreth 600 banore. Po ashtu rruga Kruje-Qafështame mund te kalohet vetëm me zinxhirë per shkak te ngricave ne rruge. Drejtuesit e komunës se Cudhit, te kontaktuar nga Vizion Plus, thonë se po bëjmë te pamundurën per normalizimin e situatës, ndërsa shtojnë se për rrugën Kruje-Qafështame qe i përket qarkut te Durrësit nuk është marre asnjë mase. Po ashtu këto fshatra jane pa energji elektrike prej 34 orësh per arsye te dëmtimit te linjave elektrike nga ngricat dhe erërat e forta.