http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbledhjen e pare te qeverise se re, kryeministri grek Alexis Cipras, premtoi ndryshime radikale ne politikat dhe administrativin e vendit dhe shmangien e falimentimit. Ai deklaroi se kabineti i ri, nuk do te sprapset nga angazhimet per rinegociimin e marrëveshjes se ndihmës, e cila shkaktoi per te treten dite radhazi rënie ne tregjet financiare. ?Prioriteti yne është te negociojmë me partneret, ne kërkim te nje zgjidhjeje te drejte, te zbatueshme, nga e cila do te përfitojmë bashkarisht, ne menyre qe vendi te dale nga rrethi vicioz i recesionit?, tha Cipras. Prioritet i qeverise se re do te jete lufta ndaj klientelizmit, korrupsionit, evazionit fiskal dhe ulja e nivelit rekord te papunësisë. Pasi njoftoi ndalimin e privatizimit te portit te Pireut qeveria Cipras tha se do te bllokoje edhe ate te Korporatës Shtetërore te Energjisë dhe shitjen e aseteve shtetërore.