Fiks Fare, 27 Janar 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2015-11-28

Views 3

Banoret e Gerdecit jane faturuar per energjine elektrike

Ne 15 mars te 2008-es ne Gerdec pati nje shperthim ne fabriken e demontimit i cilesuar sot e kesaj dite si nje aksident teknologjik. 26 njerez vdiqen qindra u plagosen dhe qindra u shperngulen nga fshati famekeq. Historia qe trajton Fiks Fare fillon pikerisht pas kesaj periudhe.
Na rezulton nga burime zyrtare anonime qe banoret te Gerdecit jane faturuar per energjine elektrike fill pas shperthimit. Pra per kompanine e energjise nuk kishte ndodhur asgje dhe ajo vazhdonte te faturonte familjet per muajt prill, maj, qershor e ne vazhdim te vitit tragjik 2008.
Shkojme ne fshatin e rindertuar te Gerdecit dhe flasim me disa familje. Pasi ne kete fshat jane nderprere drita qe prej shperthimit edhe pse shtepite ishin te pabanueshme jane faturuar madje me shuma marramendese si 300 mije leke te vjetra.
Ekstremja eshte ajo e Perparim Halilit e ndodhur afer kraterit te shperthimit. Vellai i tij Filip Halili tregon se familja Perparimit eshte faturuar duke filluar qe nga maji i 2008 pra dy muaj pas shperthimit e ne vazhdim dhe ne shuma deri ne 300 mije leke te vjetra.
Mehmet Collakut i cili tregon se eshte faturuar duke filluar nga tetori i 2008, me nje kohe qe nuk dinim ku ishim, as ne qiell e as ne toke. Jemi faturuar jo pak por rreth 70 mije leke te vjetra ankohet ai.
Shkojme edhe te familja e te ndjerit Hysen Cani i cili humbi jeten ne fabrike ne 2008 e me pas ne OSHE. E veja e tij zonja Drita Cani thote se jane faturuar duke filluar nga shkurti i 2010 nderkohe qe rilidhjen e energjise e kane bere ne 2012. Zonja Cani thote se mire qe jane dergjur gjyqeve dhe nuk kane marre asnje qindarke per vdekjen e te shoqit a thua se vdiq nje qen, por jane faturuar per nje periudhe qe shtepia nuk ekzistonte. Tek familja e te ndjerit Hysen Cani shkojme edhe ne oret e darkes ku zoteron ne shtepi erresira. Ndricohemi me qiri dhe ngrohemi me sobe.
Shkojme ne OSHE Specialistet thane se u vune ne pune per te verifikuar ceshtjen dhe rezultoi se sinjali i dhene nga Fiksi qendron dhe se nje grup i posacem do te verifikoje 500 familjet e Gerdecit. Do zbritet vlera e faturave dhe do paraqiten ne keshillin mbikqyres te Oshe rezultatet e komisionit per Gedecin, Brenda ketij viti do marre zgjidhje ky problem thone ne OSHE

Share This Video


Download

  
Report form