http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në moton ?Kujto tjetrin-kujto veten?, është përkujtuar sot ne ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dita ndërkombëtare e Holokaustit, një aktivitet i kthyer tashme tradite nga Ministria e Jashtme. Ministri Ditmir Bushati ka përcjelle mesazhin e paqes dhe lirisë. ?Ne kontribuuan në mbijetesën e mijëra hebrenjve, dhe nuk u treguan indiferent kundrejt holokaustit. U shfaros inteligjenca e një epoke, me mijëra jetë të pafajshme u morën gjatë asaj periudhe që mishëronte anti-semitizmin, por ne do të jemi gjithmonë në krah të lirisë dhe tjetrit, dhe ky takim e tregon edh sot me anën e pranisë tua.?Gjatë ceremonisë u çel edhe ekspozita ?Besa? me fotografi dhe dokumente arkivore per kontributin e shqiptarëve ne mbrojtje te hebrenjve. Aktivitetin e përshëndeti edhe ambasadori i Izraelit në tiranë David Cohen, ndërsa një përfaqësuese e organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri lexoi mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban ki-Moon.