http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ne qytetin e Lushnjës. Ne ditën e dyte te punës, fadromat kane vijuar me prishjet ne qendër te qytetit, nga kryqezimi i gjimnazit ?18 Tetori? ne drejtim te stacionit te trenit. Ku janë ne proces prishjeje 85 ndërtime pa leje, kryesisht tenda subjektesh e shtesa pallatesh. Pronaret e objekteve i kane boshatisur ndërtimet pa leje para se inspektorati te ndërhynte. Ky aksion i përqendruar kësaj radhe ne Lushnjës pritet te vijoj edhe ne ditët ne vazhdim ne zonat periferike te qytetit.