Mjeket në testim
Para disa kohësh Ministri i Shendëtsisë zoti Ilir Beqja, ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për të kalura të gjithë stafin mjeksor në testim të përgjithshëm të njohurive të tyre. Jashtë kësaj është përjashtua vetëm stafi akademik i cili jep mësim në Fakultetin e Mjekesise.
Reagime të shumta ka nga mjek dhe infermjerë për mënyrën se si do të organizohet, sepse kjo ju duket anti ligjore sepse para pesë viteve u fut sistem i akreditimit (para marrja e krediteve të përcaktuara.) Ky testim, sipas tyre, anashkalon Urdhrin e Mjekut i cili është orgnani suprem për dhënien dhe heqjen e liccrnsave të mjekëve si dhe të Qendrës Kombëtare të Edukimit të Vazhdueshëm. Fiks fare intervistoi disa mjeke me pervoje te gjate ne QSUT dhe Spital Ushtarak me tituj shkencore
Interviste Lindita Shosha Doktore e shkencave mjeksore, kirurge e përgjithshme, proktologe. Spitali i Traumes, Ne jemi mjek profesionist dhe asnjeher nuk i kemi hequr librat nga dora për këto 21 vjet po, jo vetëm librat por të gjitha ato që ne kemi mësuar, i kemi performuar i kemi vënë në jetë ne performancën tonë me pacientin. Testi ynë më i mirë është pacienti.
Interviste Dritan Kalo mjek infeksionist, reanimator i sëmundjeve tropikale, Master , doktor i shkencave, prof. i asociouar. Tituj të marrë si në Shqipëri ashtu dhe në Francë. (QSUT) ?Prania e librave të shumtë në dhomën time tregon se i detyruar nga kushtet nga kushtet objektive te filloj të lexoj me intesitet të lart për të arritur atë që kam arritur një herë në Shqipëri, Francë dhe Kanada dhe që duhet ta ribej dhe një herë në Shqipëri, të kaloj atë që kam aritur tre herë?.
Interviste Petrit Vargu Mjek në urgjencën e QSUT Unë uroj që ky testim të mos bëhet kurrë. Duke folur me të gjithë kolegët të cilët e marrin si një fyerje që i bëhet figurës së mjekut pasi ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me testimin. Nuk ka pse të hapim dhe një herë librat me të cilët, librat që paraktikishit nuk dim çfarë librash do të na japi zoti Beqja për të hapur. Ne nuk jemi polic, megjithë respektin që kam për policët, mbarapa kësaj bluze të bardhë është një histori jete, është një histori netësh pa gjumë dhe sakrificash, është një histori specializimesh të bëra jashtë shtetit me lekët tona dhe nuk paranojmë që askush t?i përdhosi këto. Ne na teston populli çdo ditë
Interviste Aida Bushati mjeke neuropediater, pedagoge në Fakultetin e Mjeksisë, Doktore e shkencave. QSUT ?Duhet diskutuar në parim nëse është i drejt ose jo. Përderisa ne kemi aritur këtu ku jemi flas për të gjithë kolegët që punojnë në këtë qendër spitalore kemi kaluar me qindra provime dhe me qindra sprova të tjera deri sa këmi marrë gradat shkencore dhe jam e sigurt se do ta kalojmë të gjithë por, nëse ky provim do të jepet duhet të jetë i mirë i strukturuar, mirëstudjuar dhe jo si kapriço apo ëndërr mangjesi e dikujt për të bërë diçka të tillë. Nuk mendoj se është kjo rruga për të bërë radiografinë.
Interviste Petrit Vasili Mjek, Ish Ministër i Shëndetës...