http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka argumentuar se, çmimi qe paguajne sot shqiptaret per karburantet është me i larte se i çdo vendi tjetër, si pasoje e politikes qe ka ndjekur qeveria me rritjen e taksave. Deputetja Jorida Tabaku thotë rritja e taksës se qarkullimit është impakti kryesor qe çmimi i naftës apo i benzinës nuk ulet. Konsumatorët, paguajnë 240 lekë më shumë për taksën e qarkullimit se sa në dhjetorin e vitit 2013. Nëse në Dhjetorin e vitit 2013 qytetarët paguanin 538 lekë/litër taksa pa TVSH-në e përfshirë, falë dy rritjeve të taksave ato paguajnë 240 lekë/litër më shumë. Kjo rritje ka ndikuar drejtpërdrejtë në çmimin e karburantit që megjithëse çmimi për barrelë në krahasim me dhjetorin 2013 ka rënë me 30$, çmimi në vendin tonë nuk lëviz.Zonja Tabaku vijon me tej argumentin duke thëne se, ne një litër nafte, 100 leke prej tyre, janë taksa direkte qe shkojnë ne buxhetin e shtetit. Ndaj, PD i kërkon qeverise rishikimin e takes se qarkullimit.Për këtë arsye i kërkojmë qeverisë të rishikojë paketën fiskale për të ulur taksën e qarkullimit e cila po ka efekte të konsiderueshme në ekonomi. I kërkojmë qeverisë që t?i thërrasë arsyes, jo sepse kështu kërkon opozita, por sepse i ka vendosur lakun në fyt ekonomisë dhe konsumit të qytetarëve. Sepse kjo është kërkesa e përsëritur e bizneseve, qytetarëve, dhomave të tregtisë e fermerëve.Ndonëse çmimi i karburanteve është ulur ndjeshëm, ne tregjet ndërkombëtare, kjo tendence është reflektuar shume pak ne tregun vendas, çka ka ngjallur debat mes eksperteve lidhur me funksionimin e tregut si dhe te barrës se taksave qe përballon ky sektor.