Durrës, kapet grupi i tregtimit të minave celular - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 40

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Durrësit ne bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Renda kane finalizuar me sukses operacionin për arrestimin e katër trafikanteve te minave celular. Burime nga Sektori i Trafikut dhe Narkotikeve ne Drejtorinë e Policisë Durrës bëjnë me dije se gjate operacionit te koduar ?TWIX? janë arrestuar shtetasit: Febjus Dauti 31-vjeç, Dashnor Dumani 30-vjeç, Asllan Plaku 24-vjeç dhe Bledar Plaku 3- vjeç. Arrestimi i tyre u be pas nje pune 2 mujore ne bashkëpunim edhe me Prokurorinë për Krime te Renda. Forcat e policisë kane sekuestruar 3 mina celular te montuara te cilat ishin bere gati për shitje. Te arrestuarit akuzohen per veprën penale ? trafikim i lendeve plasëse? ndërkohë qe policia ka sekuestruar: 1 automjet tip Fiat Punto, 7 telefona celulare, mjete te tjera per prodhimin e këtyre minave si nastro. Te njëjtat burime konfirmojnë se po hetohet edhe per persona te tjerë te përfshirë ne rrjetin e trafikut te minave qe komandohen me celular.

Share This Video


Download

  
Report form