http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sulmet e fundit terroriste qe kane ngritur në këmbë mbarë Europën kane vënë në lëvizje edhe autoritetet shqiptare. Presidenti Nishani ka mbledhur në një takim të posaçëm kryeministrin Rama dhe drejtuesit e institucioneve kryesore për sigurinë. Nishani kërkoi nga institucionet ligjzbatuese dhe inteligjente te bashkëpunojnë ngushtësisht, sidomos ne shkëmbimin e informacioneve. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama terrorizmi dhe lufta kundër tij, duhet pare me gjere. Ai ka kërkuar nga institucionet qe te vlerësojnë çdo ngjarje kriminale, pasi sipas tij krimi i organizuar është i lidhur ngushtësisht me terrorizmin. Rama ka akuzuar sistemin e drejtësisë se ka ndjekur një politike te bute per shume krime të rënda që ai i quajti akte terroriste, ndërsa ka kërkuar qe krahas institucioneve te tjera ne këtë lufte, te përfshihet gjerësisht edhe policia e burgjeve, pasi sipas tij shume ngjarje kriminale drejtohen nga brenda këtyre institucioneve. Shefi i qeverise foli edhe për stërvitje të posaçme për të reaguar në situata të ngjashme, përmes akteve të simuluara.