Varfërisë në të cilën jetonin qindra familje në zonën e Dumresë, në Elbasan, iu shtuan edhe pasojat e tërmetit të dhjetë muajve më parë, i cili i la edhe të pastrehë. E vetmja ndihmë që u është ofruar atyre janë disa çadra, ndërsa rindërtimi i shtëpive nuk është bërë.