Bankat e mëdha në Europë kanë filluar të marrin masat për një dalje të mundshme të Greqisë nga zona e euros. Lajmin e bën të ditur prestigjiozja ?Wall Street Journal?, sipas së cilës një sërë bankash të njohura si ?City Group? apo ?Goldman Sachs? janë duke kryer teste stresi të brendshme, për të parë se si do të ndikoheshin nëse Greqia do të largohet nga eurozona.