http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa vëmendja e gjithë botes është përqendruar ne ngjarjet tragjike ne France, Papa Françesku rikujtoi edhe njëherë rendesine e bashkëjetesës fetare per paqen. Ne takimin me trupin diplomatik te akredituar pranë selisë se shenjte ne Vatikan, Papa Bergoljo përmendi Shqiperine si nje vend per t?u marre shembull. ?Pavarësisht vuajtjeve te se kaluares, Shqipëria eshte tashme vendi i bashkëjetesës paqësore, ku mbizotëron bashkëjetesa paqësore dhe klimën e respektit dhe besimit reciprok mes katolikeve, ortodokseve dhe myslimaneve?, - tha PapaAti i shenjte iu referua vizites historike qe zhvilloi ne Tirane 21 shtatorin e kaluar. Papa u ndal edhe tek ngjarjet e ditëve te fundit ne France, ku theksoi se masakra e ndodhur ne Paris ishte fryt i nje kulture qe e refuzon tjetrin, shkëput lidhjet me intime dhe me te vërteta, duke shpërbëre shoqërinë e duke gjeneruar dhune dhe vdekje.?Konstatojmë me dhimbje pasojat dramatike te këtij mentaliteti te refuzimit te kultures se tjetrit, sii nje lufte e vërtete botërore te copëtuar, qe prek me forme e intensitet te ndryshëm zona te ndryshme te planetit. Nje apel shkoi per liderët botërore veçanërisht ata myslimane, qe te denojne cdo lloj interpretimi fondamentalist dhe ekstremist te dhunes, qe disa here justifikon akte te tille. Perballe nje agresioni te padrejte qe godet te krishteret ne siri dhe Irak nevojitet nje përgjigje e perbashket qe t?i jape fund dhunes se ISIS?, u shpreh kreu i katolicizmit. Nderkaq alarmi ne Vatikan eshte ne nivelin maksimal, pas sinjalizimeve te sherbimeve sekrete amerikane per nje atentat te mundshem terrorist te shtetit islamik. Masat e sigurise përreth selise se shenjte jane përforcuar, se bashku ne objekte te tjera te ndjeshme ne kryeqytetin italian si ambasadat, monumentet, vendet e kultit dhe redaksite e gazetave e televizioneve.