Kaosi me faturat e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja e rëndë e ndodhur mes Postës Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ku 5833 abonentë rezultojnë të debitorë edhe pse kanë paguar në degët postare faturat e energjisë ka detyruar dy kompanitë shtetërore të ngrenë një grup të përbashkët pune. Në një njoftim për shtyp, OSHEE lajmëron se nuk do të lejojë asnjë qytetar të paguajë dy herë faturat e dritave, ndërkohë që deri tani janë zgjidhur 2034 ankesa. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike fton qytetarët që konstatojnë këtë problem, të tërheqin pranë Postës Shqiptare një kopjo të mandatit të arkëtimit që kanë bërë dhe të paraqiten në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit të kompanisë. Për rastet kur qytetarët kanë kryer pagesën por ajo nuk është përcjellë drejt kompanisë së shpërndarjes, OSHEE do të kërkojë këtë shumë financiare nga Posta Shqiptare. Në rastet kur shuma mund të jetë derdhur por nuk është pasqyruar në sistem, korrigjimi do të kryhet nga OSHEE. E megjithë këto probleme, radhët e gjata ku qytetarët presin të ankohen nuk mbarojnë, edhe pse fajin në këtë rast e kanë vetë institucionet që administrohen nga shteti. Ekspertët e konsiderojnë këtë rast si të patolerueshëm. Për Selami Xhepën kjo nuk duhet të ndodhë me një kompani e cila ka nisur një fushatë që kërkon të drejtën për të arkëtuar para, dhe nga ana tjetër vetë punonjësit e saj vjedhin qytetarët. Por çështja më e rëndësishme për të është fakti që as posta, as bankat dhe as OSHEE nuk japin kupon tatimor në momentin që paguhet një detyrim. Deri tani ende nuk dihet nëse ka patur në të gjithë këtë histori faj sistemi, apo edhe punonjës të këtyre ndërmarrjeve. Në njoftimin për shtyp OSHEE nuk tregonte nëse ka punonjës të vetë të cilët po mbajnë përgjegjësi për këto gabime, dhe nëse ata të cilët kanë paguar nga dy herë faturat do t?i marrin apo jo paratë e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form