Festat, nis fluksi në pikat e kalimit kufitar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy ditësh vijon kthimi nga Greqia i emigranteve te cilët do te kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve. Ne 48 orët e fundit kane hyre me tepër se 4700 shtetas shqiptare. Gramoz Hoxha nga Elbasani ka 23 vite ne Greqi.Por cdo vit festat i kalon pranë te afërmve. Andrea, djali i Gramozit edhe pse ka lindur e është rritur ne Greqi ka po aq dëshire sa babai ti kaloje te gjitha festat ne Shqipëri. Burime nga pika e kalimit kufitar te Kapshticës bëjnë te ditur se fluksi pritet te jete akoma me i madh gjate ditës se marte. Edhe ne piken e kalimit kufitar te Kakavijës ditët e fundit është vene re rritje e ndjeshme e fluksit te emigranteve. Ndërkohë 5 tragete kanë mbërritur në portin e Durrësit gjatë ditës së sotme, duke e çuar në 12 numrin e trageteve ne dy ditët e fundit. Autoriteti portual ne bashkëpunim me degën e doganës dhe policinë kufitare kane marre masa per përpunimin pasagjereve dhe automjeteve duke shtuar pikat e kontrollit. Në total gjatë këtyre ditëve do të funksionojnë afro 30 sportele në mënyrë që të mos krijohen radhë gjatë zbritjes së pasagjerëve në port.

Share This Video


Download

  
Report form