Edhe një ditë ndan nga ?Grand Gala?-ja e organizuar nga Top Channel dhe Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha, që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Këngë shqiptare, që kanë bërë historinë e muzikës vendase, do të interpretohen nga këngëtarë modernë e lirikë, por edhe pjesë instrumentale të sotme e të hershme do të jenë pjesë e mbrëmjes.